Featured

Fryma jem’ e e Hanës

Paska hanë n’qiellin e errët. Edhe oksigjeni k’tu asht sa me marrë frymë.
N’këtë tokë, n’dritën e hanës paska dhe me ec, me rrugëtu. Veç mendjes krejt trupi asht mpi e mendja m’duket që ka humb n’veti, mu si unë.

Fryma m’asht ranu’ aq sa ma sjell n’mend me marrë frymë ma thellë që m’i ngopë mushkritë. Edhe shpirti m’ka mbetë k’shtu n’mall t’oksigjenit t’vetë, t’lumtunisë.
Kam edhe sy mjaftueshëm t’shëndoshë me pa rrugën kah eci, edhe at’ hanën lartë që e injoroj e bëj sikur s’du me pa.
Kontradikta n’konditat që vetes ia kam përcaktu.

Plot paradokse si dëshira t’zgjume n’gjumin e zemrës e t’mendjes ndonjeherë. Klithma t’mbytuna n’thellësi si mokra që dojnë me blu mendime pa fund. Kontradiktat janë ato që rrijnë zgjut’ natë e ditë, si mendimet e mia, si une vetë.

Flladi i ftohtë lehtë ledhaton gjithçka edhe duart e mia t’akullta. Sa qetësi dëgjohet prej k’tij stoli.
Njëjtë si unë si kjo natë jemi kaq t’qeta, e herë pas here na kaplojnë fllade t’ftohta t’dëshprimeve.

Unë kam oksigjen me frymu, e hana errësirë, ajo e ka qiellin, e unë tokë ku muj’ me ec’.
Pas pritjes t’hanës vjen dita, ama te unë kam frikë se pritja asht e pamjaftushme.

Hanë a e presim dritën bashkë, ti ik e unë bëhem dielli?- e pyes sikur nuk e di që s’mjafton pritja që t’gjej eliksirin e lumtunisë e shëndritjen.

Advertisements

Lumturi

Lumturi, n’momentin që ke mungue të tanë t’kanë shpallë inekzistente, t’kanë hy n’hak prej dëshirës me t’pasë gjithë. Mandej kur ike, prej hidhërimit ta thelluem tunelin, t’i zgjatëm rrugët, tentuem mos me t’lanë me u kthye.

Stepem e mendoj si tentuem me ia humbë tragjet asaj që dojmë me e pasë bashkudhëtare a rrugë.

Mandej lumturi?-Mandej vazhduem me u distancue, t’larguem, edhe veten bashkë me ty. U dashunuem n’dhimbje. U vetmuem, u ndjemë t’tillë edhe n’rrugët e dhomat e mbushuna plot.

Errësirën e përcaktuem si strehë.

I kemi mbyllë sytë kur zemra na u mbyll e bllokue. Tentuem me gjetë paqe n’errësirë, po u zgjuem gjithë t’lodhun. Lodhja s’ikte, po as dashnia e zjarrtë për errësirën, ngase e bindëm veten se ai është vendi t’cilit i përkasim.

I ramë shtigjeve t’errësirës anë për anë, ndonjiherë për t’gjetë strehë ma t’thellë n’pyllin e saj, ndonjiherë për t’gjetë dalje.

Kjo e fundit zgjaste pak, si kometë e zjarrtë natën.

Mandej lumturi nuk pranuem asnji dorë t’zgjatun, ngase edhe ashtu askush s’ofroi nji t’tillë.

Vendosëm me i shtue orë natës, me e stërzgjat errësirën e me e lëndue veten ma shumë.

Sekondat i bëmë shekuj, ia dolëm k’saj që tingëllon e pamundun.

Mandej kur zvarrë i kaluem këta shekuj, kur e njohëm mirë dhimbjen, u ambientuem me ta. E pranuem që ishte e destinueme me qenë aty.

Kaloi kohë dhe mund teksa praroi nji rreze, depërtoi brenda tanë atyne mureve nji pas nji që i ndërtuem vetë, shtresë pas shtrese.

Ndoshta ngjau për shkak t’nji qeshje, lutje a lotë t’derdhun drejt qiellit, ngase lumturi çdo tis u plasarit e u hapi udhë rrezeve tua.

Eh, mandej lumturi kur lindi dielli, asnji prej nesh s’kërkoi firmë me shkelë n’pragun tand.

Harruen që t’dëbuen kur ike. U mësuen shpejt me ty e krejt u bënën sikur t’kanë robërue për nji jetë t’tanë.

E t’tillët si unë lumturi?-T’tillët si unë u verbuen prej dritës që e solle, ngase i mësuem sytë me terr e s’i përballuem tanë ato rreze.

Ndoshta je veç iluzion, n’errësirë kam nis me humb fillin, ngase n’dialogun me ty po ndjehna akoma e largët.

Ndjej sikur fjalët e mia s’kane nji përgjigjie, mbeten veç pjellë e mendjes sime, ngase nuk t’ndjej dot e jehonat e tua janë t’heshtuna.

Njeriu qe m’impresionon

Jam pyet per njeriun qe m’impresionon, kam dhánë emra t’rrejshëm. Nganjiherë po i zgjedhi rrugët e shkurtra, ndonëse ajo çka unë lá mbresa është krejt diçka që s’jam.
Nuk është as James Joyce, Passenger, Kafka, Jericho, Adele a Linkin’ Park, edhe pse i çmoj shumë. Nuk m’impresionon suksesi i askujt sa këmbëngulja e dikujt që n’lakun e presionit t’jetës është që kaherë, po që ngulmon që prej mejdanit s’largohet kokëulun.
Nuk m’impresionon nji njeri i famshëm a i sukseshëm, se ato tipare thellë n’mu nuk zgjojnë admirim.
Madje, une s’i njoh prej afër, e njoh veç suksesin e tyne- nji arsye mâ tepër që m’bën pas tyne mos me u marros. Jo se jam e pandjeshme, ngase má shumë jam ndjenja se njeri; ama lidhja është mâ e thellë me ata t’cilët ua kam pa kámbët e gjakosuna teksa ecin, sesa me ata që i kanë fitu k’pucët n’përfundim t’rrug’timit.
Idoll i kam do tjerë, që bota s’i njeh e as ti. E di që Zoti i njeh si durimtarë e t’përvujtun. T’tillë i njoh edhe unë prej që e di veten, e që t’tillë kanë qenë tánë jetën thuhet n’muhabetet e má t’vjetërve.
Nji t’tillë e njoh unë, k’tu ku unë jetoj.
Nji nanë që m’impresionon e emni i saj i dytë është vu’jtje, ngase ia kam pa lotët e vragat e dhunës n’fytyrën e saj, e ajo prapë buz’qesh e t’përqafon thu’jse prej jetës e njer’zve kurrë lotë s’ka derdh.
Humbjet e saj nuk ngjajnë me ato tonat, madje aspak. Ngjajnë má shumë me filmat Hollywoodian thriller, ku e keqja është e zakonshme e tmerret vijnë pa radhë. E shoh t’lodhun rrug’ve e t’vetmueme, me nji vaj n’buzë sikur don me qajt’ çdo moment. Pazarin e bën vetë n’dyqanin e lagjes me xhamat gri.
‘E pasun’ iu kanë referu krejt kohën, ama sipas meje ajo s’ka qenë e as s’është e pasun, se nuk e din çka është me qenë e lumtun.
Dikush prej qoshes t’vet kish me thánë që është lodhje prej moshës, po te kjo është nji lodhje tjetër që ia lexon lehtë n’sytë e saj t’mavijosun me rrudha përreth. Ka jetu humbje nji t’pasnjëshme.
Kur shkon te varrezat, s’shtrëngon dheun e nji varri, po katër a pesë. Aty i ka njer’zit má t’dashtun, që disa është v’shtirë me i fal’ për gabimet e tyne (prej synit tem), ama as mos me i dasht’ e pas’ mall për ta s’ka mund’si.
Ajo është nánë a po; se ajo kërkon falje për gabimet e f’mij’ve e njer’zve përreth që i kanë shkaktu. Mizerja e jetës.
Unë prej që e mbaj n’mend, ndjej dhembshuni ndaj saj, ama dashuninë ndaj saj e kam fitu prej m’nyrës qysh buz’qesh a m’shtrëngon n’perqafim sa herë që m’sheh. Ajo s’din me u largu prej teje pa t’thánë nji uratë si ‘Zoti t’rujtë’, a ‘m’paska mar malli me t’pa’.
Ky njeri që për krejt është i parëndësishëm m’ka bá me kuptu që është v’shtirë mos me i dasht’ disa njer’z, nashta edhe e pamundun.
E mahnitshme është që pavar’sisht molisjes, flamur t’bardhë s’ka ngrit kurrë shpirti i saj. Thotë që dhimbjet i ka përditshmëri, ama ‘krejt kanë ndodh për nji arsye, se Zoti ka dashtë’.
Tinguj aq t’trishtë as unë nuk e di pse është nevoja t’kompozohen, ama n’fund t’k’saj melodie e di që kompozitori ka me përqu nji mesazh, ngase kjo e dashtun është historia má e trishtë që kanë mujtë me lexu sytë e mi n’realitet, ama shoh prapë qeshje e dashni, këmbëngulje e mosdorëzim, aty diku mes rreshtave.

Nji mëngjes tjetër…

M’shkuen syte n’shkarravinat e murit t’dhomes, n’dhomen qe eshte kthye qe moti n’atelie.

Skica qe s’ngjajne me frymen e Dalit a t’Picassos, madje jane shume komike. Me shume gjasa edhe ty t’u kish qesh, se komike duken prej syve t’larget, po thelle ato pervijime perqojne dhimbje t’madhe.

‘Kur don me u kthye’ m’terheqi tane vemendjen.
Asgja artistike. S’e mbaj mend kur kemi shkrue a pse.
Kush duhet me u kthye pa ike?- peshperita.

S’kane faj fqinjet qe nuk m’flasin si ma heret e e marrin arratine çdohere qe m’shohin. A du me u çmend, a mos kam kalue moti n’ate derexhe?- Qesha n’vete si me ironi.

-Po s’ka gja. Per ata m’ke dashte ma teper ti. -pohova e g’zueshme.

Kemisha qe mora pati 3 kopsa t’ndryshkuna, nji hiç, dy n’rregull.
Hoqa dore, mora nji tjeter.

M’eshte ranu trupi. S’di si ka mundesi prej gjumit me u zgjue insani e me u ndje kaq shume i lodhun.

Dhoma pa asnji rend, ngjashem si mendja jem. S’di a prej gjumit t’tepert a s’kam flejte me dite tuj e prite kthimin tand.

S’po m’kujtohet asgja.

Ngjyrat dhoma ma t’erreta sot.
I fshij syte per me u kthjell. Xhamat gjigant tek endem m’kujtojne ty.
Pse kaq t’gjere?- t’pyetsha.
– N’drite, thojshe tuj qesh, -e gjen edhe gjilpanen, e le veten.

Tash nuk deperton as drite, as diell si ma heret, se pluhuni eshte ba tis i qelqeve t’gjera. Ndoshta eshte edhe mjegull, s’ia kam haberin.

Çfare dite, muej a stine jemi tash oj e bekume? Qesha.
M’u kujtue nji fjale e gjyshit ‘I nemun eshte ai qe s’din me gjete rrugen n’menen e vet’, une e kam humb qe sa mote.

Kemisha jote eshte e hekurosun. Edhe parfum i kam hedh. Ti duhesh me dale n’rregull, se syte e njerezve shohin shume.

Sot ndoshta ke me ardh’ prape. E din ti qe e deshiroj shume ardhjen tande.

….

-Pse je zgjue kaq heret?
Mos t’kam zgjue me zhurmen qe e kam shkaktue n’kuzhine, a fajin e ka dera e vjeter qe leshon nji za vajtues?

Pushova pak se e kam t’mete mos me marr’ as fryme kur kam me ba shume pyetje. Menyra qysh zemra m’rrah’ kur e kam perballe m’kujton qe vuej prej aritmise, rrahje t’tilla t’zemres kam edhe kur m’vjen si ere e shpejte n’mendje.

-Nese t’kam zgjue tuj fol me veten, m’fal shume, se m’eshte shnderrue n’ves. Sa s’je k’tu, ashtu m’shkon dita, ndryshe kish qene e merzitshme, e din edhe ti.

Une po flas edhe me veten a ti nuk flet as me mue, lulen tande delikate?

-Çka m’shikon tuj qesh, po flas dicka t’pavertete a? Mos m’thuej qe edhe sot jemi t’hidheruem?
Mire, rrijme n’heshtje si ditet e kalueme, vec sot mos ik kurrsesi pa e ngrane mengjesin bashke.

Rrinte tuj m’shiku si qenie e perhumbun.
Si duket edhe sot kena me nejt bashke, ama vetem.
-Ke me nejt, a po?

Ban sikur nuk m’degjon e kthen koken anash.

-Veç nji fjale t’ma kishe thane me dite qe je k’tu, e din qe ma kishe fale boten, po ti ban sikur s’e meritoj lumtunine.

Inatin tand s’arrij qe qindra mengjese me deshifrue, edhe ma hiç me thye. Kam gabue rande dicka qe m’denon kaq ashper. Matematika jem thote veç nese dashnia eshte faj? A eshte sipas teje?

Heshti prape.

-Na jena destinue per me qene t’lumtun e din edhe ti edhe une.
Kjo loja e heshtjes ka nis me u ba e merzitshme. Kisha pas’ qejf me i ndrrue rolet; ti behu pak une, e une ti.
A s’e kishim kuptue mire njani tjetrin, e me i dhane fund kesaj distance?

-N’sy t’hallkut jemi t’çmendun, po s’ka dert, fundi na s’dijme me braktis’ njani tjetrin. A dijme?

N’t’vertete ata mendojne se vec mu m’ka ik mendja, se ty t’pershkrujne ashtu siq je.
‘I ka ik fiqiri’, jane fjalet qe jehojne mas shpines tem kur dal me ble mengjesin per ty e mu.
Ihhh nejse, s’du me t’merzite me k’to gjana t’pavlera.

Nisa me veshtrue rrotull dhomen, me ik prej k’tij absurditeti. Syte ngulmuen me pa qendren e universit, brendesine e syve tu t’shkruem, qe rralle m’shohin si ma heret. Si duket sot eshte nji mengjes tjeter rutine, nji rutinë e pazakonshme për secilin veç meje.
Morra fryme thelle, m’ngjau sikur oksigjeni kish fitue peshe.

-Qe sa s’ta kam ni zanin, po m’len m’u mjaftue veç me ardhjen tande.
M’eshte kthye qeshja jote n’ushqim.
A ta kam thane qe kam nevoje per nji mur qe me m’i nal’ fortunat, e jo ti me u ba ere qe vjen e ike?

E shoh drejt n’sy teksa i qendroj perballe e i flas kot, veç me ngacmue mos per dreq i kalon inati.
Nis me m’kaplue sekelldia. Ndjehna sikur flas me mure.
E veshtrova çuditshem, se s’dija ç’ndjeja: mall, merzitje a hidherim.

-Sa pranvera i kane rreh penxheret qe s’i hapa kurre?
Lulet jane vyshk qe moti. S’e kam kuptue qysh i ke lane pas doresh kur jane kane shume t’çmueme per ty.

I ndryshoi çehrja.

-Mos m’veshtro kaq me habi. Ke thane qe lulet arrijne me degjue, jane t’ndjeshme, duhet fol me to, se ndjehen t’vleresume e e ndjejne dashnine kur ia falin njerezit. E mban mend?

E k’qyri prape thelle n’sy, f’tyra i eshte zbeh qe sa kohe.
Syte s’e kane shkelqimin e njejte, ama ai veshtrim akoma m’ligeshton deri n’palce.

Vendosa me i shkaktue migrene, se heshtjes tem s’ia kam pa hajrin qe sa kohe.

-Kam menue qe edhe une jam lulja jote. Jam ma delikatja per ty, faji dashnise sate jam e tille ke thane.

Tane kjo indiference ka nise me ma tha shpirtin. A mos deshiron me u vyshk edhe une e mos me çel n’asnji stine?

N’sy i vezulluen lote.
Prape heshti. Si gjithmone.

Përshkrimi i mangët i dashurisë

Secili zgjohet me nji shprese mengjeseve edhe nese buze gremines jane e e shohin trishtimin n’thellsine e saj. Krejt shpresojne per t’mire, vec disa shpresen e realizojne e s’presin. G’zohem qe nuk e dojne pritjen. Zaten kush e don ndjenjen e pritjes qe t’len n’ankth e n’drithrima? As une s’e du hiç, edhe pse shpesh e ndjej. Dikush zgjohet me entuziazem per me degju zanin e dikujt, dikush tjeter me pa lindjen e diellit, dikush tjeter me prit n’skaj t’lagjes nji njeri qe e don veç me pa prej larg e me shu mallin, e dikush tjeter me vazhdu’ leximin e nji libri. Krejt zgjohen me shprese, sado t’jete fuqia e tyne.

Njeriu qe shpreson ma shume eshte ai qe i ka jep ngjyrime jetes, edhe ai qe shpresat nuk i len me ike n’heshtje e me shkaktu zhurme n’shpirt. Ketu ben pjese, asht’ ai qe dashuron.

Ai eshte mjeshter i jetes, i zgjidhjeve e aventurave pa frike. Ndjenjat e dashurise jane ndjenja t’shkruara n’shpirt, qe shpirti i lexon, i ndjen e mandej i kthen n’vargje t’embla, i kthen n’kange, lote, gzim, loje e elegji.

N’elegji dashuria s’shndrrohet me deshiren e t’dashuruarit edhe nese ai vet asht’ shkak i kesaj pasoje. Trajta le t’jete e cfardoshme, ajo asht’ prap’ e kendshme per shpirt, edhe nese shpesh don mos me ndje.

Dashuria asht’ ndjenja ma e mire qe mundet shpirti me njoft’ e qe mundet me ia servu’ nji shpirti tjeter. Ty, mu e secilit na vjen mundsia me dashurue, madje edhe buzeqeshjen e nji kalimtari, e le me numrin e madh t’mundesive qe pamundesia e shpirtit me i numru’, pa frike mundet me i qujt’ t’pafundme.

Dashuria duhet me qene e pergjithshme, perndryshe asht’ e manget. Me dasht’ veç veten je egoist, ama une s’e kisha emeru egoizmin dashuri ndaj vetes. E kisha qujt’ t’mete t’shpirtit qe e burgos veten brenda atyne mureve, pa e dite qe bota e dashurise asht’ shume me e gjere e shpirti asht’ i pangopun.

Me i dasht’ veç tjeret asht’ dashuri e rrejshme sado reale me u shfaq. Madje edhe ti mundesh me genjye veten, mu si une nganjihere.

E kam kuptu qe foleja e dashunise asht’ n’shpirt, njihere duhet jetu vete, qe me jetu per tjeret.

N’konakun tend mundesh me rujt’ buken e misrin per musafiret qe vijne, se asht’ respekt me i nderu, ama konaku i shpirtit s’harxhohet kurre. Prandaj n’balle t’tij ulu, tregoji vetes sa me vlere je, qe musafireve qu u bjen rruga n’konakun tend me u nderu sa ma mire, se kur s’ki problem me veten e i largon pengesat afer vetes, tjerat jane pothuajse t’hjekuna.

Mungesa e njerezise veç e ka vendos dashurine n’harrese e asht’ rrite nevoja per doza t’litiumit per çrregullime bipolare e depresive, qe jane shfaq veç pse njeriu ka harru me jetu, me dashuru, fal a me i tregu tjetrit qe supet e tyre jane per ta sa here qe kane nevoje me u mbeshtete. Çdo gja eshte vendos n’sherbim ne t’mire t’njeriut, ashtu duhet edhe njeriu per njeriun.

Jam e bindun qe me jetu jo vec per veten, po edhe per tjetrin, asht’ doktrina me njerezore nese mundem me emeru t’tille.

Dashuria mundet mos me qene perfeksion, ama asht’ ndjenja me e afert e perfeksionizimit n’ekzistence, e pershkrimi i saj si prej meje si prej çdokujt tjeter eshte i manget.

T’e degjojme shpirtin, se ai lexon ndonjehere pakuptueshem, ama veç me ato vargje pushon.

Le t’dashurojme, se shpirti aq sa eshte i pangopun, aq eshte edhe i bollshem me dashuri.